Ndërlidhjet

NATO: Pretendimet për dy të vrarë afganë nuk ishin korrekte


NATO-ja është tërhequr nga pretendimet e saj se dy afganë të pa armatosur, që janë qëlluar për vdekje nga trupat e aleancës këtë javë, ishin kryengritës.

Trupat e NATO-s kishin hapur zjarr në makinën që i afrohej konvojit të tyre në pjesën lindore të Afganistanit, ditën e hënë, duke vrarë katër vetë.

Fillimisht NATO-ja pat thënë se dy prej të vrarëve ishin identifikuar si “kryengritës të njohur”, por sot, aleanca tha se pretendimi nuk ishte korrekt.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, dhe farefisi i të vrarëve patën thënë se të katër personat e vrarë ishin civilë.
XS
SM
MD
LG