Ndërlidhjet

Gibs: Sistemit financiar i duhen rregulla



Presidenti amerikan, Barak Obama do të mbajë mbrëmjen e sotme një fjalim të rëndësishëm lidhur me reformat në sistemin financiar amerikan.

“Reforma financiare lindi si nevojë e rënies ekonomike që nisi në Uoll Strit (Wall Street), tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.

“Presidenti beson fuqishëm se sistemi ynë financiar është pjesë e një sistemi më të madh tregtar, të cilin ne të gjithë e çmojmë. Duhet të krijojmë rregulla, në rrugë e sipër, në mënyrë që të mos gjendemi në mëshirë të një numri vendimesh të rrezikshme, ashtu si ka ndodhur në të kaluarën”, tha Gibs.
XS
SM
MD
LG