Ndërlidhjet

Lajçak: Shqipëria e meriton heqjen e vizave



Bashkimi Evropian duhet të heqë sa më parë vizat për Shqipërinë, deklaroi shefi i diplomacisë sllovake, Mirrosllav Lajçak. Ky i fundit shtoi se Shqipëria e meriton heqjen e vizave dhe vendimi duhet të merret sa më shpejt.

Lajçak i bëri këto komente pas takimit në Bratisllavë me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta.

Meta po zhvillon një turne diplomatik në disa nga vendet e BE-së. Para Sllovakisë, Meta vizitoi Austinë, ku morri mbështetjen e Vjenës për heqjen e vizave dhe procesin e integrimit të vendit në BE.

XS
SM
MD
LG