Ndërlidhjet

SHBA: Senati miraton rezolutë për Serbinë



Senati i Kongresit të SHBA i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të marrë qëndrim të qartë për kandidaturën e Serbisë dhe të vazhdojë t'i mbështesë aspiratat evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në rezolutën e miratuar të mërkurën, Senati uron Serbinë për paraqitjen e kërkesës për anëtarësim në BE.

Në rezolutë, Senati gjithashtu e fton qeverinë serbe që t'i intensifikojë përpjekjet për kapjen e të shumë kërkuarve nga Tribunali i Hagës, Ratko Mladiq dhe Goran Haxhiq, dhe dorëzimin e tyre në Hagë.
XS
SM
MD
LG