Ndërlidhjet

Greqi: Grevë në sektorin publik



Të punësuarit në sektorin publik në Greqi sot e kanë filluar një grevë 24 orëshe për shkak të uljes së pagave dhe paralajmërimeve për lëshime nga puna, si pjesë e masave të qeverisë për të përballuar krizën e rëndë të borxheve.

Greva e sotme i çrregulloi shërbimet publike dhe transportin detar, por aeroportet janë të hapur, pasi kontrollorët e fluturimit vendosën të mos i bashkohen grevës, për mos ta vështirësuar transportin ajror, i cili ditëve të fundit ishte bllokuar për shkak të hirit vullkanik nga Islanda.
XS
SM
MD
LG