Ndërlidhjet

Janukoviç mbron marrëveshjen për bazën detare ruse



Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, e mbrojti vendimin e tij që Rusia ta shfrytëzojë për 25 vjet bazën në Flotën e Detit të Zi në Krime. Në shkëmbim Moska ia zvogloi çmimin e gazit Ukrainën për 30 %.

Janukoviç tha se marrëveshja e tij e djeshme me presidentin rus Dimitri Medvedev është kyçe për mbijetesën ekonomike të Ukrainës.

“Arsyeja kryesore ishte sepse Ukraina kishte një kontratë 10 vjeçare për gazin, që po na çonte në humnerë. Ky ishte problemi kryesor. Ne duhej të gjenim rrugëdalje”, tha Janukoviç.

Ukraina duhej të paguajë mbi 300 dollarë për 1 mijë metra kub gaz në bazë të marrëveshjes së vitit të kaluar të kontraktuar nga qeveria e ish presidentit Viktor Jushçenko, politikat properëndimore të të cilit e kishin zemëruar Moskën.

Zgjatja e shfrytëzimit të bazës u kritikua ashpër nga opozita e Ukrainës, e cila e sheh Flotën e Detit të Zi si prani armiqësore në territorin ukrainas.
XS
SM
MD
LG