Ndërlidhjet

Thaçi: Autostrada do të ketë efekt në gjithë rajonin



Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar se ndërtimi i autostradës Vërmicë-Merdare do të ketë efektin e vetë jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin dhe proceset integruese evropiane.

Duke e vlerësuar si shumë transparent procesin e ndërtimit të autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë, Thaçi ka thënë se ajo krijon mundësi të daljes në det për Kosovën.

Të dielën pritet të fillojnë punimet në autostradën Vërmicë-Merdare, ndërsa në ceremoninë e rastit pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
XS
SM
MD
LG