Koalicioni qeverisës në Armeni kërkoi të pezullohet miratimi i marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Turqinë.
Në tetor, Armenia dhe Turqia nënshkruan marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe rihapjen e kufijve pas dekadave të armiqësive.
Por ratifikimi ka ngecur në parlamentet e dy vendeve për shkak të çështjes kontestuese të masakrës së armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore nga osmanët.
Armenia insiston se vrasjet janë gjenocid, por Turqia i hedh poshtë këto pohime.
Çështje tjetër kontestuese është mbështetja e Turqisë ndaj Azerbejxhanit në mosmarrëveshjen e tij me Armeninë rreth rajonit separatist Nagorno-Karabah.
Tre partitë në pushtet, në një deklaratë të përbashkët, e akuzojnë Turqinë se e ka bllokuar miratimin e protokolleve.
Ata thanë se ratifikimi në parlament është i kotë derisa Turqia nuk është e gatshme ta vazhdojë procesin e ratifikimit “pa parakushte”.