Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 19 militantë dhe një ushtar



Forcat e sigurisë të Pakistanit kanë vrarë sot 19 militantë, ndërsa një ushtar gjithashtu e ka humbur jetën në luftimet në veriperëndim të vendit, ku ndodhen luftëtarët talibanë dhe të Al Kaidës.

Trupat kanë përdorur artileri të rëndë për t'i granatuar bazat e kryengritësve të dyshuar në rajonin fisnor Orakzai.

Njoftimi thotë se forcat e sigurisë kanë vrarë 15 rebelë në operacionin, ku u vra edhe një ushtar.

Më herët, katër militantë janë vrarë kur një grup luftëtarësh talibanë sulmuan një postbllok në qytetin Kabal në luginën Suat.
XS
SM
MD
LG