Ndërlidhjet

Armenia pezullon ratifikimin e marrëveshjes me Turqinë



Presidenti armen Serzh Sarkisian konfirmoi sot se Armenia ka pezulluar ratifikimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë.

“Ne do ta konsiderojmë parasysh ecjen përpara kur të jemi të bindur se në Turqi ka klimë të duhur, dhe kur udhëheqësia në Ankara të jetë e gatshme të ripërfshihet në procesin e normalizimit”, thuhet në deklaratë.

Më herët, koalicioni qeverisës kërkoi të pezullohet miratimi i marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Turqinë.

Në tetor, dy vendet nënshkruan marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe rihapjen e kufijve, por ratifikimi ka ngecur në parlamentet përkatëse.

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha sot se vendi i tij u mbetet i përkushtuar protokolleve për paqe me Armeninë.
XS
SM
MD
LG