Ndërlidhjet

Greqi: Kriza përkeqësohet, BE i rishikon shifrat



Tregjet financiare ndërkombëtare reaguan negativisht pasi Bashkimi Evropian i shqyrtoi shifrat për buxhetin dhe deficitin e Greqisë.

Agjencia Eurostat tha se deficiti i Greqisë në vitin 2009 ishte 13.6 % e bruto prodhimit shoqëror, e jo 12.7 % sa ishte parashikuar më parë.

Shkalla është disa herë më e lartë se kufiri i përcaktuar për 16 vendet që përdorin euron.

Sot euroja shënoi rënie për të gjashtën ditë me radhë. Tregjet amerikane gjithashtu e ndjenë ndikimin e krizës greke, ku indeksi industrial Dow Jones ra afro 70 pikë në hapje të bursës.
XS
SM
MD
LG