Tre vetë e kanë humbur jetën dhe 50 janë plagosur në vargun e shpërthimeve të granatave që sot tronditën kryeqytetin Bangkok në Tajlandë.
Njëra nga viktimat është grua, ndërsa në mesin e të plagosurve është një i huaj.
Shpërthimet ndodhën pasi protestuesit pro-qeveritarë u përleshën me protestuesit rivalë, të cilët e kanë paralizuar qytetin në përpjekje për të rrëzuar qeverinë.