Ndërlidhjet

Transplant i parë i gjithë fytyrës



Mjekët spanjolë kanë kryer në muajin mars tranplantin e parë të tërë fytyrës të një pacienti, i cili ka filuar të komunikojë.

Pacienti i ri, identiteti i të cilit nuk u bë publik, është operuar në një spital të Barcelonës.

Ai ka pasur deformime që nga mosha pesë vjeçare, nuk ka mundur të flasë dhe të marë frymë normalisht.

Mjekët thanë se ky është transplanti i parë i plotë i fytyrës në botë. 11 transplantet e mëhershme kanë qenë të pjesëshme.

Në operacionin që ka zgjatur 22 orë, kanë marrë pjesë 30 kirurgë.

Pacientit i janë transplantuar gjithë lëkura e fytyrës, muskujt, hunda, mollëzat, dhmëmbët dhe nofulla e poshtme.

XS
SM
MD
LG