Ndërlidhjet

Kirgizi: E ardhmja e bazës amerikane, pas zgjedhjeve



Qeveria e përkohshme në Kirgizi deklaroi se do të shtyjë marrjen e një vendimi lidhur me të ardhmen e bazës ushtarake amerikane në këtë vend.
Baza e Manasit ka funksionuar me kapacitete të kufizuara që nga rrëzimi i presidentit, Kurmanbek Bakijev.

Qeveria aktuale deklaroi se vendimi do të merret pas zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit.

Baza ushtarake amerikane në Kirgizi është shumë e rëndësishme për operacionet amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se qeveria e Kirgizisë i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se mund të vazhdojnë ta përdorin bazën.
XS
SM
MD
LG