Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, sot, në ditën e dytë të vizitës në Zimbabve, do të hap një panair tregtar.
Në ditën e parë të vizitës presidenti Ahmadinexhad, dhe homologu i tij zimbabvian, Mugabe kanë akuzuar perëndimin se po i godet vendet e tyre “me sanksione të paligjshme e të pajustifikuara”.
Kryeministri i Zimbabves ka kundërshtuar vizitën e Ahmadinexhadit duke e cilësuar si “fyerje ndaj njerëzve paqedashës në Iran dhe në Zimbabve”.