Ndërlidhjet

Greqia kërkon aktivizimin e huasë emergjente



Kryeministri i Greqisë kërkoi aktivizimin e paketës financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e cila synon ta nxjerrë vendin nga kriza.

Zyrtarët grekë këmbëngulnin se qeveria parapëlqen të huazojë para nga tregjet financiare, por kryeministri George Papandreu kërkoi aktivizimin e paketës prej 45 miliardë euro, duke e quajtur “nevojë kombëtare”.

Thirrja vjen një ditë pasi shifrat e BE-së treguan se deficiti buxhetor i Greqisë është më i madh sesa mendohej më parë.

Në një anketë të publikuar sot, grekët besojnë se ndihma nga FMN-ja do ta dëmtojë vendin.
XS
SM
MD
LG