Ndërlidhjet

Athinë: Huaja e parë para 19 majit



Greqia tha se do ta pranojë shumën e parë të ndihmës financiare nga BE-ja e Fondi Monetar Ndërkombëtar para 19 majit.

Njoftimin e bëri ministri i Financave George Papakonstantinu, disa orë pasi kryeministri George Papandreu kërkoi aktivizimin e paketës prej 45 miliardë eurove, duke e quajtur “nevojë kombëtare”.

Në Uashington, drejtori i FMN-së Dominik Shtraus-Kan tha fondi do të alokohet shpejt.

Dje shifrat e BE-së treguan se deficiti buxhetor i Greqisë është më i madh sesa mendohej më parë.

Kriza e borxhit në Greqi e ka shkundur euron, duke rritur drojet se ekonomitë e dobta në eurozonë mund të përballen me probleme të ngjashme.

Papandreu tha se duke i aktivizuar këto fonde, BE-ja do t’u dërgonte mesazh të fuqishëm tregjeve se mund t’i mbrojë interesat e përbashkëta dhe valutën e përbashkët.
XS
SM
MD
LG