Ndërlidhjet

SHBA: Siria furnizon Hezbollahun me raketa



Siria e furnizon Hezbollahum me një spektër të gjerë raketash, tha sot një diplomat amerikan, i cili megjithate nuk e akuzoi Damaskun për furnizimin e milicisë shiite libaneze me raketa 'Scud'.

"Ne jemi të shqetësuar me natyrën e gjerë të bashkëpunimit ndërmjet Sirisë dhe Hezbollahut. Ata i furnizojnë Hezbollahun me një spektër të gjerë raketash", transmetoi AFP një zyrtar të Departamentit të Shtetit, i cili ka folur në kushte anonimiteti.

Sa u përket raketave 'Scud', ai ka thënë se nuk ka prova se këto raketa hyjnë në Liban, por ka shtuar se çështja po "vëzhgohet me kujdes".
XS
SM
MD
LG