Ndërlidhjet

Iran: Garda e gatshme për projektet e naftës



Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se ka aftësitë e mjaftueshme për të zhvilluar projektet e nisura në fushat e naftës, nëse tërhiqet ndonjë nga kompanitë perëndimore.

“Jemi në gjendje të marrim përsipër projekte të mëdha e të zëvendësojmë kompanitë Total e Shell”, tha gjeneral brigade Jadullah Javani.

Deklarata vjen në kohën kur kompanitë perëndimore janë nën presionin e shtuar të qeverive për përfshirje sa më të kufizuar në Iran.

Perëndimi dhe Irani kanë mosmarrëveshje rreth programeve bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG