Ndërlidhjet

Bagdad: Konfirmohet vrasja e Bagdadit dhe Masrit


Organizata “Shteti Islamik i Irakut” që përbëhet nga grupe ekstremiste të kryesuara nga Al Kaida ka bërë të ditur se janë vrarë dy pjesëtarët e saj më të lartë – Abu Omar al Bagdadi dhe Abu Ajub al Masri.
Në kumtesën e këtij rrjeti terrorist thuhet se vdekja e Bagdadit dhe Masrit nuk do të ndikojë në operacionet e mëtejme, sepse ndërkohë janë rekrutuar anëtarë tjerë.
Ditë më parë nënpresidenti amerikan Xhozef Bajedn ka thënë se vdekja e Bagdadit dhe Masrit është “goditje potencialisht shkatërruese” për Al Kaidën në Irak.
XS
SM
MD
LG