Ndërlidhjet

Rojet iraniane testojnë raketat


Rojet revolucionare të Iranit testuan pesë raketa sot gjatë stërvitjeve ushtarake në kanalin e Hormuzit, një lum i lundrueshëm ky dhe kyç për tranzitin e furnizimeve me naftë në botë.
Ushtrimet e rojeve në Golf dhe në Kanalin e Hormuzit përkojnë me tensionet në rritje midis Iranit dhe Perëndimit, i cili thotë se programi bërthamor i Teheranit ka për qëllim zhvillimin e armëve atomike.
Irani e mohon këtë akuzë. Javën e kaluar, Pentagoni tha se veprimet ushtarake të SHBA-së kundër Iranit mbeten një opsion edhe pse Uashingtoni ndjek rrugën e diplomacisë dhe të sanksioneve për të ndaluar aktivitetet atomike atje.
XS
SM
MD
LG