Ndërlidhjet

Tajlandë: Protestat do të vazhdojnë



Protestuesit e opozitës tajlandeze të njohur si “Këmishat e kuqe” kanë kërkuar nga mbështetësit që të mos dorëzohen deri në fitore, por lajmëruan ndryshimin e taktikave.

Ata pohuan se do ta heqin mbishkrimin “Këmishat e kuqe”, në mënyrë që të mos jenë cak i lehtë i forcave të rendit.

Kryeministri aktual i Tajlandës, Abhisit Vexhajiva hodhi poshtë propozimin paqësor të protestuesve. “Këmishat e kuqe” janë kryesisht mbështetës nga zonat rurale të ish kryeministrit në mërgim, Taksin Shinuatra, dhe aktivistë pro demokracisë që ishin kundër grushtit ushtarak të shtetit në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG