Ndërlidhjet

BE mbështet misionin EULEX



Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian shprehën kënaqësinë me rezultatet e deritashme që misionit EULEX në Kosovë i ka realizuar “në mjedis të vështirë në mbështetje të drejtësisë dhe trupave për zbatimin e ligjit”.

Sipas konkluzave nga takimi në Luksemburg, “Këshilli i ministrave të BE-së e mbështet vendosmërinë e EULEX-it për të ushtruar mandatin në tërë territorin e Kosovës”.

Në tekst thuhet se, EULEX-i këtë e ka arritur kur bëhet fjalë për “zbatimin e reformave për sundimin e ligjit, përfshirë ngritjen e aktpadive dhe gjykimin e rasteve kriminale të ndjeshme”.

Në dokumentin përfundimtar, shefat e diplomacive “mbështesin përpjekjet e EULEX-it për thellimin e bashkëpunimit në rajon”.
XS
SM
MD
LG