Ndërlidhjet

Prishtinë: Arrestohen 7 persona


Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar shtatë persona.

Më herët, një përfaqësues i lëvizjes "Vetëvendosja" tha se të arrestuarit janë aktivistë të saj.

Glauk Konjufca i tha Radios Evropa e Lirë se policia ka arrestuar disa aktivistë të "Vetëvendosjes" gjatë përpjekjes për të arrestuar liderin e lëvizjes, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në një ceremoni varrimi në Prishtinë.

Sipas Konjufcës, përpjekja e policisë "ka qenë e dhunshme".
XS
SM
MD
LG