Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev u zotua sot për bashkëpunim më të ngushtë në fushën e energjisë me Norvegjinë, dhe për t’i dhënë fund kontestit kufitar në Detin Barenc, i cili mendohet se ka sasi të mëdha të naftës dhe gazit.
“Ne llogarisim në thellimin e mëtejmë të partneritetit strategjik ndërmjet Rusisë dhe Norvegjisë në fushën e energjisë”, i tha Medvedev një forumi të biznesit në Oslo.
Para vizitës, Medvedev i pat deklaruar një gazete norvegjeze se është “absolutisht e mundur” që të arrihet një marrëveshje për kufirin detar.