Ndërlidhjet

SHBA-të miratojnë dërgimin e Noriegës në Francë



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka firmosur urdhërin që lejon dërgimin e Manuel Noriegës në Francë. Ish udhëheqësi i Panamasë ka vuajtur në Shtetet e Bashkuara dënimin prej 17 vitesh burg për trafik droge.

Noriega është dënuar në mungesë nga drejtësia franceze për pastrim parash në vitin 1999 me 10 vjetë heqje lirie.

Edhe Panamaja ka kërkuar që Noriega të kthehet në atdhe, ku do të ballafaqohet me akuzat për vrasjen e kundërshtarëve politikë.
XS
SM
MD
LG