Ndërlidhjet

Rusi, Norvegji: Arrihet marrëveshja për kufirin në Arktik


Liderët e Norvegjisë dhe të Rusisë thanë sot se kanë arritur marrëveshje preliminare për hapësirën e kontestuar të kufirit në Detin Barenc.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, që ndodhet në Norvegji, tha se të dy vendet janë pajtuar për “ta mbyllur çështjen” e shënimit të vijës kufitare dhe se po bëhen përgatitjet për nënshkrim të dokumenteve finale.

“Kjo ishte një çështje, të jemi të sinqertë, që i ka ndërlikuar marrëdhëniet tona. Sot ne u pajtuam për rregullimin e kësaj çështjeje me qëllim që ajo të mbyllet”, tha Dmitri Medvedev.

Për dekada, Norvegjia dhe Rusia, kanë dështuar të pajtohen për kufirin detar në Barenc, që besohet se është i pasur me burime të mëdha të naftës dhe të gazit.

Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg, pas takimit me zotin Medvedev, tha se në marrëveshjen preliminare theksohet ndarja e zonës kontestuese gati për gjysmë.
XS
SM
MD
LG