Ndërlidhjet

Afganistan: Shënohet përvjetori i fitores së muxhahedinëve


Në Afganistan sot po shënohet përvjetori i përmbysjes së regjimit, që mbështetej nga ish Bashkimi Sovjetik, nga muxhahedinët, në vitin 1992.

Ushtarë, zyrtarë dhe ish liderë të muxhahedinëve, u tubuan në stadiumin e Kabulit për ta shënuar përvjetorin.

Presidenti Hamid Karzai nuk mori pjesë në këtë ceremoni për shkak të pjesëmarrjes në konferencën në Bhutan të Indisë.

Fitorja e Muxhahedinëve kundër regjimit pro rus, në vitin 1992, e shënoi fillimin e luftës civile, që çoi në ngritjen e lëvizjes talibane islamike.
XS
SM
MD
LG