Ndërlidhjet

Prishtinë: Përsëri u shty seanca kundër Kurtit


Seanca gjyqësore kundër liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shtyrë sërish, për të nëntën herë me radhë.

Seanca është shtyrë për 4 maj, për shkak të mungesës së zotit Kurti dhe avokatit të tij mbrojtës.

Kurti akuzohet “për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues”.

Vetë zoti Kurti ka thënë se këtë proces gjyqësor e sheh si “proces me motive politike”.
XS
SM
MD
LG