Ndërlidhjet

FT: “Marrëveshje e keqe për Ukrainën dhe për Janukoviqin”


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, dhe ai i Ukrainës, Viktor Janukoviq.
Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, dhe ai i Ukrainës, Viktor Janukoviq.
“Financial Times”

Presidenti i ri i Ukrainës ka nisur një fillim të keq në çështjet e politikave të jashtme. Javën e kaluar, Viktor Janukoviq nënshkroi një marrëveshje me Moskën, ku lejon edhe për 32 vjet të tjera qëndrimin e bazës ruse në Ukrainë.

Duke vepruar kështu, presidenti i ri dha një pjesë të sovranitetit të Ukrainës.

Janukoviq ndoshta mendon se ka bërë një marrëveshje të mirë. Dhe, në shkëmbim, Rusia premtoi që të ulë me 30 për qind çmimin e gazit natyral për Ukrainën.

Kjo është e rëndësishme, pasi ekonomia në Ukrainë është në vështirësi të madhe dhe politika e Kievit për subvencionimin e shitjes së brendshme të gazit, do të ndihmojë.

Ngjan me një llogaritje të thjeshtë: Pse Rusisë të mos i jepet diçka që ajo tashmë e ka, në shkëmbim për diçka që Ukraina me të vërtetë ka nevojë - gazin e lirë?

Për këtë, ka të paktën dy arsye. Prania e flotës, me shumë ushtarë dhe operativë të inteligjencës, e lejon Moskën që t’i bëjë presion Kievit.

Sa herë që Ukraina e tejkalon Rusinë, ashtu sikurse ish-presidenti Viktor Jushçenko kur aplikoi për t’u anëtarësuar në NATO, Moska përgjigjet duke sugjeruar në dezintegrimin e Ukrainës.

Krime, shtëpia e flotës në Detin e Zi dhe një zonë e banuar më së shumti me popullsi ruse, është vendi me shumë gjasa për të mëdha për ndarje.

Ukraina nuk do të jetë me të vërtetë e pavarur derisa të mos jetë në gjendje të vendosë në politikën e jashtme dhe prania e flotës atje i garanton se nuk do ta ketë këtë liri as për dekada të tjera. Kjo është kostoja e vërtetë e dhënies me qira të bazës.

Janukoviq gjithashtu gabon në përfitimin potencial të marrëveshjes. Ka një mënyrë më të mirë për të kontrolluar faturën e gazit: Ai më mirë duhet të kërkojë për ta reduktuar kërkesën në vend, sesa të ulë koston e furnizimit.

Ukraina është vendi i tretë për shpenzimin e gazit në planet. Por, përse Janukoviq zgjeroi marrëveshjen?

Disa thonë që nënshkrimi i marrëveshjeve të këqija me Moskën është ajo që udhëheqësit pro-rusë bëjnë. Politika e tij e jashtme fare mirë mund të përshkruhet si balancë mes Perëndimit dhe Rusisë.

Por, ajo që duket është se presidenti i ri, thjesht, nuk po e luan mirë këtë balancë.

Nisur nga rrethanat, presidenti duhet ta forconte Ukrainën, duke reduktuar varësinë e saj nga gazi i lirë, duke ndërtuar një qeveri më efektive, duke hartuar reforma dhe duke kërkuar ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bashkimit Evropian për borxhin.

Zgjerimi i qirasë për bazën bën të kundërtën - thellon dobësinë e Ukrainës dhe zgjat varësinë e saj mbi energjinë nga Rusia.

Kjo, Janukoviqit i jep pak opsione për t’u marrë vesh me Rusinë dhe Perëndimin. Është një marrëveshje e keqe për Ukrainën dhe një nisje e keqe e presidencës së tij. (a.ç.)
XS
SM
MD
LG