Ndërlidhjet

Fratini: Mënjanimi i rrjetit serb të mos bëhet çështje politike



Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, deklaroi në Beograd se mënjanimi i rrjetit të telefonisë mobile të Serbisë në Kosovë duhet të zgjidhet në mënyrë “teknike”, dhe prej saj “nuk duhet bërë çështje politike”.

“Italia është e bindur se çështja e rrjetit serb të telefonisë mobile në Kosovë duhet të zgjidhet në mënyrë teknike, dhe prej saj të mos bëhet çështje politike”, tha Fratini pas takimit me shefin e diplomacisë serbe Vuk Jeremiç.

Fratini poashtu tha se me zyrtarët serbe ka biseduar edhe për modalitetet e pjesëmarrjers së Kosovës dhe Serbisë në samitin rajonal BE-Ballkani.

“Unë kam propozuar që të zbatohet modeli i njëjtë si ai i një samiti të ministrave të jashtëm gjatë kryesimit të Çekisë me BE-në. Atëherë ishin të pranishëm të gjithë që dëshironin, dhe nuk ishin shënuar me emrin e shteit të tyre por me emrin e vet. Ky model mund të zbatohet në situatat si ajo që sot karakterizon marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë. Më gëzoi që pala serbe shfaqi interesim për këtë propozim, dhe kuptohet të njëjtin do ta propozoj edhe në Prishtinë", tha kryediplomati italian.

Mbrëmë Fratini u takua me presidentin Boris Tadiq.

Sipas kumtesës nga presidenca, ata kanë vlerësuar se marrëdhëniet e të dy vendeve janë në nivel të lartë, ndërsa Tadiq është falënderuar për mbështetjen e madhe të Italisë për integrimet evropiane të Serbisë.

Sot shefi i diplomacisë italiane mbërrin në Kosovë, ku pritet të takohet me zyrtarët e lartë dhe të flasë në Kuvendin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG