Ndërlidhjet

Prishtinë: Bastiset ministria e Transportit



Një zyrtar tha se policia e Bashkimit Evropian i ka bastisur zyrat e ministrisë së Transportit në Prishtinë, dhe ka shoqëruar jashtë shumicën e të punësuarve.

Agjencia AP citoi Betim Reçicën, zyrtar i prokurimit nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, të ketë thënë se "rreth 30 policë me uniforma hynë në ndërtesën" e ministrisë.

Më herët, misioni i EULEX-it njoftoi se sot "në orën 15:55, Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur disa lokacione në rrethinë dhe brenda Prishtinës".

Në komunikatë thuhet se "kjo është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë (PSRK)".

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se policia e Kosovës nuk është e përfshirë në bastisjen.

Ministria e Transportit në Qeverinë e Kosovës drejtohet nga Fatmir Limaj.
XS
SM
MD
LG