Ndërlidhjet

Fyle: Shqipëria të ndryshojë situatën politike



Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle ka përgëzuar ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta për punën në drejtim të liberalizimit të vizave, por ka theksuar se problem për Shqipërinë mbetet situata politike.

“Keni progres shumë të mirë për vizat, ato janë në drejtimin e duhur. Një punë e madhe është bërë me plotësimin e pyetësorit, por duhet të ndryshoni situatën politike”, ka thënë Fule gjatë takimit me Metën në Bruksel.

Eurokomisioneri Fyle gjithashtu ka shtuar se Shqipëria ka një rol konstruktiv në rajon.
XS
SM
MD
LG