Ndërlidhjet

Ahmadinexhad kërkon vizë amerikane



Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad ka plotësuar një kërkesë për vizë që t’i vizitojë Shtetet e Bashkuara.

“Me sa e di, ai (Ahmadinexhad) ka plotësuar një kërkesë për vizë”, u tha gazetarëve ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rajs.

Kërkesa për vizë me gjasë është bërë që lideri i Iranit të marrë pjesë në konferencën për mos proliferimin bërthamor, që javën tjetër mbahet në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG