Ndërlidhjet

Obama së shpejti do nënshkruajë ligjin mbi financat



Presidenti amerikan Barak Obama tha se ai dëshiron ta nënshkruajë ligjin që do të vendoste masa të reja kontrolli në Wall Street.

Obama tha se paketa rregullatore, që ai e mbështet, do t’u mundësojë institucioneve financiare të fitojnë para si më parë, duke u huazuar kompanive për të ndërtuar biznese dhe krijuar punë.

Komentet e tij u bënë pasi Republikanët hoqën dorë nga përpjekja e fundit e tyre për të bllokuar propozim ligjin e Demokratëve për funksionimin e sistemit financiar.

Analistët thonë se këto janë reformat më të thella që nga Depresioni i Madh i viteve 1930-ta.
XS
SM
MD
LG