Ndërlidhjet

Papandreu: Kriza mund të jetë katastrofë për Evropën



Kryeministri i Greqisë George Papandreu, duke bërë thirrje për ndihma ndërkombëtare, ka paralajmëruar se kriza e borxheve në Greqi mund të tregohet “katastrofike” për ekonominë evropiane dhe botërore.

“Ne nuk mund të lëmë një zjarr të vogël në Greqi të dalë nga kontrolli. Do të ishte e rrezikshme për Greqinë dhe ne tashmë po e ndjejmë dëmin. Por, do të ishte katastrofike për Bashkimin Evropian dhe për botën”, tha Papandreu.

Sot kreu i Bankës Qendrore të Gjermanisë, Aleks Veber, u citua të ketë thënë se nëqe Greqia lihet të falimentojë, efektet do të ishin “të pallogaritshme”.

Mbrëmë, presidenti amerikan Barak Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ranë dakord se nevoitet “veprim i vendosur” për të adresuar krizën e borxheve të Greqisë. Dy udhëheqësit folën me telefon, në kohën kur euro ra në nivelin më të ulët.
XS
SM
MD
LG