Ndërlidhjet

SHBA: 13 vende shkelin liritë fetare



Arabia Saudite dhe Kina janë në mesin e 13 vendeve, që paneli i qeverisë amerikane i cilësoi si shkelës më të mëdhej të lirive fetare.

Në raportin më të ri, Komisioni për Liritë Fetare në Botë paralajmëron se liria e fesë në mbarë globin po rrezikohet nga disa qeveri.

Shkelës kryesorë të lirive fetare janë Mianmari, Kina, Eritreja, Irani, Korea Veriore, Arabia Saudite, Sudani, Uzbekistani, Iraku, Nigeria, Pakistani, Turkmenistani dhe Vietnami.

Paneli gjithashtu kritikon administratën aktuale në Uashington dhe administratën e mëparshme se kanë bërë pak që liria fetare të bëhet e drejtë universale.
XS
SM
MD
LG