Ndërlidhjet

Britania përgatitet për debatin përfundimtar



Tre kandidatët e partive kryesore në Britaninë e Madhe sot përballen në debatin e tretë televiziv, që është njëherësh dhe i fundit përpara zgjedhjeve të 6 majit.

Kryeministri dhe njëherësh kreu i laburistëve, Gordon Braun, kryetari i konservatorëve, Dejvid Kamerun, dhe Nik Kleg, drejtuesi i Liberal Demokratëve, do të diskutojnë sot për ekonominë, që është çështja themelore e kësaj fushate.

Nga viti 1930 Partia Konservatore dhe ajo Laburiste kanë ndërruar vendet në pushtet. Por paraqitja shumë e mirë e drejtuesit të Liberal Demokratëve, Nik Kleg, ka rezultuar në rritjen e mbështetjes për partinë e tij.

Laburistët janë në pushtet në Britaninë e Madhe që nga viti 1997.
XS
SM
MD
LG