Ndërlidhjet

Rasmusen: Të gjitha vendet e Ballkanit në NATO



“Situata në Ballkan përbën një sukses, dëshira dhe synimi ynë është që të shohim të gjitha vendet e Ballkanit si anëtare të NATO-s”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Rasmusen i bëri komentet gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ilir Meta.

Kosova ka qenë tema kryesore e takimit Rasmusen-Meta. “Unë mendoj se përmirësimi i situatës në Kosovës do të na mundësojë pakësimin e trupave në Kosovë. Por me lejoni që t’ju siguroj se zvogëlimi i numrit të trupave do të ndodhë pas një analize të hollësishme nga disa pikpamje. Ne nuk do të ndërmarrin asnjë hap që do të dëmtonte sigurinë në Kosovë”, tha Rasmusen.

Kjo është e para vizitë e kreut të NATO-s në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG