Ndërlidhjet

Turqi: Evropa e Azia do të lidhen me një urë të re



Turqia ka bërë të ditur se do të ndërtojë një urë të tretë mbi Bosfor për të lehtësuar trafikun në Stamboll, që është dhe qyteti më i madh turk.

Ura, që do të kushtojë rreth 6 miliardë dollarë, do të jetë njëherësh një lidhje e re mes Evropës e Azisë.

Në një tjetër projekt madhor për lidhjen e dy brigjeve, evropiane dhe aziatike të Stambollit, është paraprë edhe ndërtimi i një tuneli ku do të kalojë hekurudha që do të jetë 60 metra nën nivelin e detit.
XS
SM
MD
LG