Ndërlidhjet

Atletiko dhe Fullham në finale



Në finalen e Ligës së Evropës në futboll do të luajnë Atletiko i Madridit dhe ekipi anglez Fullham.

Në ndeshjet kthyese që u luajtën mbrëmë, Atletiko u mund nga Liverpuli 2-1. Rezultati nga ndeshja e parë ishte 1-0 për Atletikon, dhe falë golit të shënuar jashtë, spanjolët siguruan finalen.

Në ndeshjen tjetër, Fullham e mundi ekipin gjerman Hamburger 2-1.

Finalja e kupës së UEFA-s luhet më 12 maj në Hamburg.
XS
SM
MD
LG