Ndërlidhjet

Obama dhe Bono diskutojnë për Afrikën



Presidenti Barak Obama dhe këngëtari Bono nga grupi U2 u takuan në Dhomën Ovale për të diskutuar punët e administratës amerikane në Afrikë.

Shtëpia e Bardhë tha se aktivisti i njohur dhe Obama, bashkë me anëtarë të personelit të sigurisë kombëtare diskutuan mbi mënyrat që ndihma amerikane të jetë sa më efektive.

Ata biseduan edhe mbi mundësitë për shfrytëzimin e inovacioneve dhe teknologjisë për të nxitur rritjen ekonomike në Afrikë.
XS
SM
MD
LG