Ndërlidhjet

Rusi: Vritet një, plagosen 21 nga shpërthimi



Një njeri e ka humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur sot nga shpërthimi i një bombe në Nalçik, kryeqytet i republikës ruse Kabardino-Balkaria.

Bomba ka shpërthyer gjatë një gare të kuajve, në kohën kur qyteti po kremtonte 1 Majin.

Kabardino-Balkaria ndodhet afër republikave të Çeçenisë, Ingushetisë dhe Dagestanit në Kaukazin Verior.
XS
SM
MD
LG