Ndërlidhjet

Llajçak: Kam plan për raportet Kosovë-Serbi



Shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Llajçak ka thënë se ka të përgatitur planin si të zgjidhen raportet Kosovë-Serbi pas shpalljes së mendimit të GJND-së.

“Nevojitet dinamika rajonale dhe komunikimi për gjërat praktike, që Ballkani Perëndimor të përparojë”, ka thënë ai për gazetën "Dnevnik" të Novi Sadit.

Sipas tij, BE-ja duhet të dëshmojë rolin udhëheqës dhe të shfrytëzojë faktin se Beogradi edhe Prishtina duan të bëhen pjesë e BE-së.

Llajçak ka shtuar se Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por njëkohësisht është edhe kundër ndarjes së saj.

Ai ka shfaqur shpresën se në konferencën e Sarajevës do të vijnë të gjithë.

“Vetëm nëse do të jemi të gjithë rreth një tavoline në Sarajevë, do të kemi legjitimitetin e domosdoshëm të tregojmë se BE-ja e dëshiron Ballkanin Perëndimor në gjiun e saj”, ka thënë Llajçak.
XS
SM
MD
LG