Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshja Greqi - FMN - BE


Mbrëmë vonë nga mesnata është arritur marrëveshja për ndihmën financiare për Greqinë, ndërmjet qeverisë së Athinës, Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka bërë të ditur një zyrtar grek.
Sipas kësaj marrëveshje kryeministri grek do të duhet që të dielën paradite në takimin e qeverisë të bëjë të ditura hollësitë e marrëveshjes së arritur me BE-në dhe FMN-në.
Më vonë gjatë ditës ministri grek i Financave Jorgos Papakonstantinu duhet të shpjegojë hollësitë e masave të kursimit që kërkohen nga FMN dhe BE.
Bisedimet për miratimin e ndihmës për Greqinë e goditur nga kriza e madhe e borxheve ndërmjet Athinës, FMN-së dhe BE-së, janë zhvilluar nga 21 prilli.
XS
SM
MD
LG