Ndërlidhjet

Izraeli dhe Turqia bisedime mes tensionit


Diplomatët të Izraelit dhe të Turqisë u takuan sot për bisedime të cilat u përshëndetën si “positive dhe të ngrohta” mes marrëdhënieve të përkeqësuara mes dy vendeve.
Ministria izraelite në një deklaratë tha se drejtori i përgjithshëm i ministrisë së Jashtme të Izraelit Josi Gal u takua me Feridun Sirnirlioglu, nënsekretarin turk për punët e jashtme.
Në deklaratë thuhet se bisedimet ishin me një sërë çështjesh dy palëshe dhe rajonale dhe për procesin e paqes.
Të dy palët ranë dakort të mbajnë diskutimet e tyre të ardhshme në nëntor.
Marrëdhëniet e mira midis Izraelit dhe aleati të saj të vetëm në botën muslimane u keqësuan shumë, kur Izraeli nisi ofensivën e saj shkatërruese 22-ditore në Gazë, më dhjetor 2008.

XS
SM
MD
LG