Ndërlidhjet

Hyseni viziton Parisin, Brukselin dhe Berlinin


Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, nesër fillon një turne evropiane në kuadër të së cilës do të vizitoj Parisin, Brukselin dhe Berlinin.
Zoti Hyseni nesër shkon për vizitë zyrtare në Paris, ku do të takohet me shefin e diplomacisë franceze Bernar Kushner.
Pas Parisit, Hyseni shkon në Bruksel ku të martën fletë para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe takohet me zyrtarë të lartë të BE-së.
Të mërkuren ministri i punëve të Jashtme shkon në Berlin ku i bashkohet delegacionit të presidentit Sejdiu i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani.
XS
SM
MD
LG