Ndërlidhjet

Berisha: Jam i hapur për dialog me Ramën



"Unë jam i hapur për transparencë të plotë të procesit zgjedhor në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e vendit", deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Ky i fundit u shpreh i gatshëm për dialog me kundërshtarin e tij politik, kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama. Berisha i cilësoi veprimet e fundit të Ramës si përpjekje “për të përmbysur vendimet e gjykatave me mjete politike”.

Deklaratat e kryeministrit Berisha u bënë derisa greva e urisë e deputetëve të Partisë Socialiste dhe mbështetësve të saj është në ditën e katërt. Mëngjesin e sotëm është dërguar në spital deputetja Klodiana Spahiu, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dje bëri thirrje për rezistencë.
XS
SM
MD
LG