Ndërlidhjet

Islamabad: Vriten të paktën 26 kryengritës talebanë


Zyrtarë të sigurisë thanë se trupat pakistaneze vranë sot të paktën 26 kryengritës islamikë në veriperëndim.
Fazalur Rehman, një zëdhënës i forcave paramilitare tha se trupat tokësore të mbështetura nga artileria dhe helikopterë luftarakë sulmuan katër fshatra për të ndjekur militantët Talibanë në Bajaur, një nga shtatë rrethet fisnore afër kufirit afgan dhe arritën të vrisnin 15 militantë.
Një grup tjetër rebelësh talibanë sulmuan një postë kontrolli të sigurisë në Orakzai. Atje trupat vranë të paktën 11 militantë të tjerë dhe dy ushtarë mbetën të vdekur gjatë luftimeve.
4 militantë të tjerë mendohet të kenë mbetur të vdekur nga raketat amerikane në veriun e Uaziristanit afër kufirit afgan.
Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së, gjenerali Dejvid Petraeus ishte në Pakistan ku takoi Shefin e Përgjithshëm të Ushtrisë pakistaneze, Kayani Ashfaq Parvez. Të dy "diskutuan çështjet e interesit profesional."
XS
SM
MD
LG