Ndërlidhjet

Obama: Sulmi në Nju Jork, kujtesë e kërcënimeve ndaj sigurisë


Presidenti Barak Obama tha sot se sulmi i dështuar në Time Skuere ishte nje paralajmërim i kthjellët në lidhje me kërcënimet ndaj sigurisë së tanishme. Obama foli, pasi autoritetet amerikane arrestuan një qytetar amerikan të lindur në Pakistan, i cili akuzohet për vënien e bombës në makinën e parkuar në sheshin më të famshëm të botës.
Faizal Shahzad u arrestuan në aeroportin Xhon F Kenedi të Nju Jorkut ndërsa po bëhej gati të largohej drejt Dubait.
Duke folur në Uashington, Obama tha se FBI dhe autoritetet e tjera po hetojnë, nëse i dyshuari ka lidhje me grupe terroriste. Presidenti Obama u zotua, që SHBA-të nuk do të jenë të frikësuara nga sulmi dhe se drejtësia do të vihet në vend.
XS
SM
MD
LG